Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Miftaraj: U harruan fjalimet e bukura të Presidentës dhe Kryeministrit

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pasi as sot nuk filloi mësimi në shkollat në Kosovë.

Mbi artikull

Ai ka pyetur se çfarë faji kanë fëmijët që po u mohohet e drejta e shkollimit.

Miftaraj gjithashtu ka pyetur se ku mbetën deklarimet e krerëve të shtetit se fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi.

Sipas tij, 320 mijë nxënësve po u mohohet e drejta e shkollimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Postimi i plotë:

Çfarë faji kanë 320 mijë nxënës t’u mohohet e drejta në shkollim?

Ku mbeten fjalimet e bukura të Presidentës, Kryeministrit, politikanëve se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi!

Është viti i katërt me rradhë që djalit tim Adrianit i shtyhet procesi shkollor. Këtë vit është në klasën e pestë.

E pafalshme!

P.S. Ata që nuk kanë fëmijë në shkollë, i kanë fëmijët në shkollim jashtë vendit, apo në shkolla private nuk e kuptojnë këtë postim dhe nuk i ndjejnë pasojat e grevës!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]