Mihrije Braha është një ndër emrat e fuqishëm të muzikës shqiptare tash e disa vite.
Por bukuroshes nga Mitrovica nuk i flejti në zemër vetëm këndimi, ajo u bë edhe një prezantuese e zonja, shkruan “Kosovarja”.
Ka vite që ajo bashkë me bashkëshortin e saj Naim Abazain drejtojnë një ndër emisionet më të shikuara ‘Odeon’.
Madje, dy emisionet e fundit të këtij spektaklit i kanë xhiruar në Ulqin, tek kemi pasë rastin të shohim mysafirë të fushave të larmishme në këtë qytet të lashtë.
Eh, Mihrija në këtë rast u tregua mjaft e zgjuar, ajo kreu një rrugë e dy punë, ‘Odeonin’ dhe relaks për veten.
E më së miri mund ta shihni edhe në këtë imazh ku ka marrë edhe valët me vete./Kosovarja/