Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Milaim Zeka jep një shpjegim për videon ku dëgjohet duke ofenduar Xhenetën

nga Revista Kosovarja

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka sqaruar videon ku dëgjohet duke sharë me nënë Xheneta Fetahun.

Mbi artikull

Ai thotë se pjesa e parë është komplet e vërtetë, por që pjesën tjetër e kanë montuar.

Milaimi thotë se kjo u xhirua nga një djalë këtu në spektakël, por që më pas u ndryshua.

“Është një djalë këtu, që e kanë keqpërdorur incizimin që e kanë bërë dhe nuk e ka ditur që është privatësi dhe dënohet deri në pesë vjet burg kur bëhet pa miratimin e tij. Kam dashur rastin ta paraqes në polici, por më është lutur. Është këtu në mesin tonë”, u shpreh ai.

Moneytizer Paragrafi 4

E tutje, Zeka theksoi: “Dhe nuk është hera e parë që bëhet montazh. Ka pasur raste edhe me Alaudinin”.

Ndër të tjerash, shumë në rrjete sociale besojnë se kjo video është reale dhe se nuk është edituar.

Sidoqoftë, analisti ka dhënë versionin e tij dhe ka sqaruar të gjithë ngjarjen për publikun.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]