Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Mimoza Shkodra njihet për baladat shumë të suksesshme, shkruan “Kosovarja”.
Ajo së fundi na ka kthyer prapa në kohë duke kujtuar në Instagram-in e saj, një ndër këngët e saj më të pëlqyera nga publiku “Burrat nuk janë si ti”.
Bukuroshja ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor dhe vërehet mungesa e saj në skenë.
Gjithashtu edhe në jetën personale Mimoza nuk ka bërë ndonjë njoftim apo deklaratë se është në ndonjë lidhje dashurie. /Kosovarja/