fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ministri Çeku, 5 mijë e 560 euro në muaj, e paguan një konsulent për shërbime profesionale

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

5 mijë e 560 euro në muaj, MKRS do ta paguaj një ekspert misterioz për shërbime profesionale. Ministria e udhëhequr nga Hajrulla Çeku e ka angazhuar Visar Salihun si konsulent. Salihu ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në vlerë 133 mijë e 440 euro si menaxher i lartë i portofoleve – analist i lartë i politikave.

E për këtë çështje në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur vetë ministri Çeku. Ai shpjegoi se Salihu do paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj për shërbimet që ai do të kryejë në MKRS.

eku ka thënë se Visar Salihu nuk e ka pozitën e zyrtarit të kësaj Ministrie por është konsulent dhe do të paguhet për shërbim profesional, duke shtuar se nuk do të marrë pagë, por do të marrë pagesë për shërbimet që është paraparë që ai t’i kryejë.

“Ti iu referove kësaj si pagë, kjo nuk është pagë. Është konsulencë, pagesë për shërbim profesional. Nuk është zyrtar i Ministrisë, është konsulent” – thotë i pari i Ministrisë së Kulturës.

“Kur thua zyrtar, e nënkupton zyrtarin publik ose zyrtarin civil, nëpunësin civil të Ministrisë. Ky nuk është i tillë, prandaj ky nuk merr pagë, paguhet për shërbimin profesional që e ofron” – vazhdon tutje ai.

Çeku gjatë intervistës tregon se përgatitjet për marrjen e një profili të tillë, duke iu referuar këtu ekspertit Salihu, ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa thirrja është shpallur në shkurt ose në mars të këtij vitit përmes prokurimit.

“Në fund të vitit të kaluar ka nisur përgatitja për një profil të tillë, sepse kemi nevojë shumë për profile të tilla. Në shkurt ose mars të këtij viti është shpallur për herë të parë thirrja përmes prokurimit për një profil të tillë. Nuk ka aplikuar asnjë” – thotë ministri.

Ministri tregon se në planet e tij janë që të ‘mos ndalen, e të angazhojnë edhe të tjerë’, duke shtuar se konsulent të tillë ka edhe të tjerë në MKRS, e që madje paguhen edhe më shumë.

“A e di që ka plot të tjerë në Ministri si ky, edhe ma shumë marrin” – thotë ministri duke shtuar se asnjë procedurë e kontraktimit të këtij konsulenti nuk ka qenë jopublike.

I pari i Ministrisë së Kulturës në Kosovës ka shpjeguar disa nga punët që do i kryejë Salihu.

Çeku ka thënë se e para punë e këtij të fundit është që të bëjë analizën hapësinore në rastet kur do të ketë investime kapitale, pra ndërtim të ndonjë stadiumi, qendre kulturore apo diçkaje tjetër.

“Kur dëshiron me ndërtu diçka, stadium, qendër të kulturës, çkado qoftë ajo, duhesh me e pa në cilin lokacion po e ndërton, a është i përshtatshëm lokacioni apo analizat hapësinore” – shprehet Çeku.

Detyra e dytë sipas ministrit janë detyrat projektuese, që sipas Çekut i paraprijnë çfarëdo konkursi për ndërtim për investim kapital.

“E treta vetë konkursi, nëse është konkursi ndërkombëtar për shembull çfare i kemi disa tash duke i përgatitë është shumë me rëndësi me u përgatitë mirë që të aplikojnë kompanitë ndërkombëtare dhe duhet me u siguru që po e zgjedh më të mirin” – thotë ministri duke shtuar edhe një mori procesesh, të cilat ai i konsideron shumë të rëndësishme.

Tutje, ministri Çeku thotë se janë me dhjetëra projekte të kaluara të cilat i cilëson si të dështuara e që për këto projekte me miliona euro, sipas ministrit, kanë shkuar dëm.

Çeku vlerëson se me ekspertin Salihu, që do të paguhet 5 mijë e 560 euro për dy vjet radhazi, më nuk do të ketë miliona euro të shkuara dëm.

“Arsyeja kryesore pse projektet e kaluara, dhjetëra kanë dështuar, kanë hyrë miliona janë blloku. Me 5 mijë e 500-shin e këtij, a e din çka sigurohemi, këto milionat që kanë shku dëm, nuk kanë me shku dëm prapë, edhe e dyta ky nuk ka me qenë i vetmi, ka me pasë edhe të tjerë qysh ka edhe të tjerë” – shprehet ai.

Visar Salihu, i cili e ka fituar kontratën e MKRS-së përmes tenderit në një garë që nuk kishte asnjë konkurrent, do të ketë pagën 11 herë më të madhe se një mesimdhënës.

Eksperti i angazhuar nga Ministria që drejtohet nga Çeku i Vetëvendosjes do të ketë pagë dukshëm më të madhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Paga e tij është 3.7 herë më e madhe se e kryeministrit, apo çdo muaj do të marrë nga 4 mijë e 60 euro më shumë eksperti i angazhuar nga Ministria e Kulturës.


Etiketa: Hajrulla CekuMKRS

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

6 minuta më parë
Aktuale

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

13 minuta më parë
Aktuale

Aksident në Kamenicë, lëndohen pesë persona

56 minuta më parë
Aktuale

​24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

1 orë më parë
Aktuale

Aksident në New York, vetura ndahet në dysh, vdes 23-vjeçarja nga Kosova

1 orë më parë
Aktuale

Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

2 orë më parë
Postimi tjetër

Letra e një ushtari pas pushtimit të Prishtinës më 1912: S’ka mbet gja veç të vdekurve këtu…

Kryeministri britanik thotë se Rusia duhet “t’i japë fund luftës barbare” ndërsa përballet me zyrtarët e Putinit në G20

Gruaja e rrah burrin në Fushë Kosovë


TË FUNDIT

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

6 minuta më parë

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka deklaruar se plani franko-gjerman është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, por...

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

13 minuta më parë

Një autobus pasagjerësh ra në një humnerë në veri të Perusë të shtunën duke lënë të paktën 25 persona të...

Shakira e goditi keq në këngën e re, e dashura e Pique kërkon ndihmë psikologjike

15 minuta më parë

Mesa duket Clara po përballet keq me stuhinë që ka nisur si pasojë e këngës së re të Shakiras, e...

Bora-Donald apo Luizi-Kiara: Ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

30 minuta më parë

Së fundmi, në një intervistë eksperti i IT-së, Said Duleviç, renditi disa histori që kanë rritur audiencën e “Big Brother...

Nga zeshkane, Megan Fox bëhet bionde

46 minuta më parë

Aktorja amerikane, Megan Fox, është një nga femrat me një karrierë mjaftë së suksesshme. Ajo njihet edhe si zeshkania më...

Aksident në Kamenicë, lëndohen pesë persona

56 minuta më parë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Kamenicë, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Siç njofton policia në...

MË TË LEXUARAT

Valbona Mema tregon fëmijërinë e varfër e të vështirë: Mami na jepte bukë me sheqer

“Gjermanka ma nuk ekziston për mua”, kështu thotë

Memli Krasniqi feston 43 vjetorin e lindjes, Meliza i bënë urimin më të ëmbël

Artani – Stresit: Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim

Ganimete Musliu: Po ta kishte dashur vendin, Albin Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë

Bora-Donald apo Luizi-Kiara: Ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

Luizit nuk i largohet ‘frika’ nga Butrint Imeri, bënë deklaratën e fortë

Mos e përdorni këtë ilaç në shtatzëni, sipas studimeve të fundit mund të shkaktojë këto çrregullime te fëmijët

Ish-modelja me gjoksin gjigant ‘shokohet’ nga fansat: O zot, më dërgojnë foto të organeve gjenitale!

Shenjat e horoskopit që zgjedhin paratë në vend të dashurisë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist