63
Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka treguar për gjendjen e të lënduarve në aksidentin që ndodhi mëngjesin e së dielës ku u vetaksidentua një autobus me bashkatdhetarë nga Kosova.
Berosh ka tregua se në mesin e të lënduarve ka edhe të mitur e që një nga vajzat raportohet të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në aksidentin e tragjik humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi kanë marrë pjesë edhe 15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai.