Përhapja masive e infeksionit covid-19 në Kosovë, kërkon reagim të menjëhershëm të qeverisë Hoti, ku prioritet mbi prioritete do të ishte shkarimi i Ministrit Zemaj, i cili edhe ashtu nuk është profesionalisht adekuat për ta udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë.
Qysh në fillim të emrimeve ministrore, Armend Zemaj, aktualisht ministër i shëndetësisë, është parë me skepticizëm të madh për sukseset e mundshme në këtë digaster aq të rëndësishëm për shëndetin. Është në ineters të qytetarëve të Kosovës, që ministri Zemaj, të tërhiqet vet pa e implikuar dorën dhe vendimin e kryeministrit Hoti.
Armend Zemaj është kritikuar shumë edhe nga Bekim Haxhiu (Kamishi) për mosmenagjim të pandemisë Covid-19 në Kosovë, por edhe sikur të mos kritikohej nga askush, gjendja aktuale me pandeminë covid-19 në Kosovë, është tepër e rëndë. Numri prej 192 të prekurve me covid-19 dje, është shenjë tepër alarmante për shëndetin e popullatës nga covid-19. Ministri Zemaj është momenti të dorëhiqet në mënyrë që të lëshojë rast për një profesionist mjekësor.
Nëse ministri Zemaj nuk jep dorëheqje sa më shpejtë që është e mundur, atëherë do të bie përgjegjësia mbi te dhe kjo përgjgjësi aq më shumë do të jetë e madhe pasi që ai është jurist dhe nuk e lidh profesioni me shëndetësinë,pos kur shkon vet te mjeku.
Qeveria Kurti e kishte menagjuar pandeminë Covid-19 duke e sjellur gjendjen në vetëm një të infektuar, ndërsa i ashtuquajturi piku pandemik, ishte arritur kur Kosova kishte shenuar 69 raste në ditë .Tani që kemi rreth 200 veta në ditë të prekur me koronavirus, pa llogaritur edhe kërkesat e përditshme të qytetarëve për testet ,llogaritet se në popullatë ende raste të pazbuluara dhe pakonfirmuara janë mbi 100 mijë.
Me këtë numër në rritje drastike, gjendja në Kosovë është në pikën më kritike deri më tani.Ministri Zemaj, duhet të jep dorëheqje , por jo ashtu qysh e tha ai, se “do të jap dorëheqje nëse del se rastet e vdekjeve në infektivë kanë ndodhur për shkak të neglizhencës së ministrisë”. Ai duhet të jep dorëheqje për dy arsye:
E para, nuk është profesionist shëndetësor dhe ky moment i përgjegjësisë etike nuk e lejon Armend Zemajn të jetë në krye të ministrisë së shëndetësisë dhe e dyta, MSH me Armend Zemajn, kanë dështuar në trajtimin e pandemisë Covid- 19.Sa më shpejtë që dorëhiqet Zemaj, aq më mirë për popullin dhe shtetin.
Trajtimi i Covid- 19 me masat e fundit që mori qeveria Hoti,nuk ka mundësi ta trajtojë pandeminë nëpër nivelet e rajoneve komunale për shkak se komunat nuk kanë kapacitete inspektoriale që që ta menagjojnë situatën në terren.
Me nga një e dy inspektorë shëdetësorë, nuk ka mundësi të menagjohet situata as me kafenetë natën .
Ministër Zemaj, respekt për ty, por shihe situatën me sytë e qytetarit …Safet Krivaça /Kosovarja/