Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministri jep dorëheqje pasi mori pjesë në një festë me 80 persona

nga Revista Kosovarja

Ministri irlandez i Bujqësisë, Dara Calleary ka dhënë dorëheqjen pasi mori pjesë në një event me 80 persona, një ditë pasi qeveria njoftoi se po kufizonte organizimet në ambiente të mbyllura.

Mbi artikull

Kryeministri Taoiseach Micheal Martin tha se pjesëmarrja ishte “e gabuar nga ana e tij”.

“Njerëzit në të gjithë vendin kanë bërë sakrifica shumë të vështira, personale në jetën e tyre familjare dhe në bizneset e tyre, në përputhje me rregullat e Covid,” tha kryeministri irlandez.

Ai tha se eventi i mbajtur në një hotel në Qarkun Galway, nuk duhet të kishte ndodhur pasi qeveria njoftoi se po kufizonte organizimet.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga ana e tij ministri kërkoi falje, ndërsa komunikoi dorëheqjen pa bërë shume komente. Ngjarja tani është nën hetim për shkelje të mundshme të rregulloreve Covid-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]