Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministri Selimi i dhuron Lumezit një top besketbolli

nga Revista Kosovarja

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka takuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.

Mbi artikull

Kjo dhuratë ka një simbolikë të veçantë për ish-basketbollistin që është figura kryesore në drejtësinë kosovare.

“Pasi që ka qenë basketbollist, kryeprokurorit Lumezi, si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës sime në Prokurorinë e Shtetit, i dhurova një top basketbolli, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit.

Në takim shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Moneytizer Paragrafi 4

E sigurova, Kryeprokurorin se do të jem zëri i tyre në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë”, shkruan Selimi në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]