Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministri serb i Kosovës vaksinohet kundër COVID-19 në Serbi

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq është vaksinuar sot në Serbi.

Ai ka ndarë edhe fotografi nga ky moment.

“Është e rëndësishme që të vaksinoni veten kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre”, tha Jevtiq, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli.

Jevtiq i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka preferuar që ta zgjedh Serbinë si vendi kur do të vaksinohet kundër koronavirusit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kosova ende nuk ka siguruar vaksinat anti-COVID.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]