Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se ka bërë kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit që mësimi të mos zhvillohet të hënën me 15 shkurt, një ditë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë.
“MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit”, thuhet në njoftimin e MASh-it.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen të një ditë të përshtatshme, ndërsa arsyeja e mos mbajtjes së orëve mësimore në ditë e hënë është frekuentim i madh i personave të cilët janë të përfshirë në procesin zgjedhor.
Tutje, thuhet se MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit.