fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ministria e Arsimit kërkon 1000 mësimdhënës

nga Revista Kosovarja
2 vjet më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator.

Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky numër i mësimdhënësve duhet të jenë si staf rezervë në rast të infektimit me koronavirus apo izolimit të mësimdhënëseve të rregullt.

“Ne kemi kërkuar angazhim të rregullt të mësimdhënësve më gjysmë pagesë, vetëm për periudhën e pandemisë. Kemi kërkuar nga Qeveria që të mbështes me 1000 mësimdhënës si staf rezervë dhe staf teknik, varësisht nga nevojat. Këta mësimdhënës do të punojnë vetëm në rrethana pandemie. Këta janë mësues plotësues për të plotësuar nevojat varësisht prej situatave që vijnë dhe shpërndarja e tyre në nivel shteti bëhet në bazë të numrit të nxënësve nëpër drejtori komunale të arsimit”, tha Osdautaj.

Rritjen e stafit të personelit arsimor, për fillimin e procesit mësimor e ka kërkuar edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Ymret Reshiti, kryetar i këtij Këshilli, në një bisedë për Radio Evropa e Lirë, tha se përveç infektimit të mundshëm me sëmundjen COVID-19 të mësimdhënëseve, stafi i ri duhet të ndihmojë edhe në rast të marrjes së vendimit për ndarjen e nxënëseve në dy ose tri klasa.

“Do të thotë mos të jetë barrë e një mësimdhënësi që të punojë në një klasë në tri grupe, sidomos e kemi fjalën për ato klasa që kanë numër të madh të nxënësve”, tha Reshiti.

Përveç kërkesës për 1000 mësimdhënës shtesë më pagesë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar edhe nga Universiteti i Prishtinës, konkretisht nga Fakulteti i Edukimit, që studentët të ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Këtyre studentëve do u njihet praktika, proces ky që është obligim për përfundimin e fakultetit. Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku, para 10 ditësh, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar gatishmërinë e këtij fakulteti, për të ndihmuar Ministrinë e Arsimit në procesin e mësimit.

Skenarët për fillimin e vitit të ri shkollor
Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A- rikthimin në ambientet shkollore të nxënëseve, Skenari B – mësimin e kombinuar dhe Skenari C – mësimi nga platforma të ndryshme.

Por, ende nuk është vendosur në mënyrë konkrete për ndonjërin, vendimi për këtë varet nga situata epidemiologjike në vend, thotë Osdautaj duke shtuar se te shumica e drejtorive komunale të arsimit, janë të gatshme të fillojnë me kthimin e nxënëseve në shkolla.

Opsionet mund të zbatohen nga komunat varësisht hapësirës nëpër objektet shkollore dhe gjendjes epidemiologjike në vend.

“Jemi takuar me shumicën e drejtorive komunale dhe të gjitha përgatitjet janë bërë që të fillohet procesi mësimor. Dhe më inkurajon besimi që kanë dhe vullneti që të provohet skenari A.

”Ne jemi duke shqyrtuar edhe një opsion që më 1 shtator të fillohet me klasat nga 1 deri në 5. Edhe ashtu ky është rekomandim i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike pastaj të fillohet më grupet tjera, me 14 shtator është opsioni tjetër. Por, ta shohim të fillojmë me të gjitha klasat. Mirëpo, skenarët do të përshtaten me kushtet e pandemisë”, tha Osdautaj.

KB: Gati gjysma e shkollave në botë kanë mungesë të ujit dhe sapunit për duar

Edhe Këshilli i Prindërve në Kosovë, preferon kthimin e nxënëseve në shkolla, por gjithmonë duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj COVID-19, thotë Reshiti.

Masat mbrojtëse janë mbajtja e maskave, respektimi distancës dhe mbajtja e higjienës personale.

“Ne si këshill, është e natyrshme që mbështesim Skenarin A, fillimi i vitit shkollor nëpër banka, të gjithë nxënësit nga klasa e parë e deri tek shkollat e mesme, duhet ti nënshtrohen shkollimit në objektet e shkollës. Për ne kjo është mënyra më e mirë dhe më e dëshirueshme edhe për nxënës, por edhe në aspektin e përfitimit të njohurive në mënyrë të kompletuar. Por, nëse rritet numri i personave të infektuar më COVID-19, ne duhet të pranojmë edhe versionin B.” tha ai

Qytetarët: Numri i lartë i rasteve të të infektuarave, rrezik për nxënësit
Disa qytetarë në Prishtinë, ndërkaq vlerësojnë se kthimi i nxënëseve në hapësirat e shkollave, sidomos nxënësit e shkollave të mesme, mund të rris shkallën e infektimit më koronavirus.

Qamil Dili, i cili tregon se ka nipa dhe mbesa në shkollë, frikësohet se me hapjen e shkollave mund të rrezikohen nxënësit.

“Sikur të ishte zbutur situata me koronavirus, do të ishte shumë mirë të kthehen fëmijët në shkolla, sepse kemi mbetur shumë mbrapa më mësim. Por, në këtë gjendje, kur numri i rasteve është në rritje, unë frikësohem se do të rritet edhe më shumë numri, pasi tashmë po vërehet se të infektuar janë edhe më moshat e reja”, thotë Dili.

Ngjashëm mendon edhe Osman Metushi:

“Unë jam që mos të hapen shkollat, sepse mund të përhapet epidemia”, shprehet Metushi.

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pastaj, Ministria e Arsimit vendosi që mësimi të vazhdojë nga distancë. Për klasat 1-9, mësimi është realizuar nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik, si dhe përmes kanalit të Ministrisë së Arsimit në YouTube.

Ndërsa në nivel të shkollave të mesme të larta, mësimi në distancë është zhvilluar në mënyrë të decentralizuar, ku mësimdhënësit ishin bartësit kryesor.


Etiketa: MesimdhenesitShkollat

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Prishtinë: Gjyshja raporton në polici se nipi po keqtrajtohet nga babai i tij

17 minuta më parë
Aktuale

Parlamenti Europian voton sot raportet për Kosovën e Serbinë, a do të përfshihet njohja reciproke?

2 orë më parë
Aktuale

Nusja në Podujevë e bën për spital vjehrrën 76-vjeçare, e rrah me bisht fshese

2 orë më parë
Aktuale

Gruaja në Prishtinë ngacmohet seksualisht nga taksisti në tre të mëngjesit

2 orë më parë
Aktuale

Parashikimi i motit për sot dhe nesër, këto do të jenë temperaturat

3 orë më parë
Aktuale

Sondazhi i institutit amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, Osmani e dyta

13 orë më parë
Postimi tjetër

Luana s'po ndalet, sjellë foto edhe më të bukura

Ku i vendosni kapëset kur thani rrobat, lartë apo anash?

Iu thyhen thonjtë shpesh? Ja çka tregojnë për shëndetin...

TË FUNDIT

6 korriku dita ndërkombëtare e puthjes, 6 kuriozitetet që nuk dini për të

11 minuta më parë

Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap...

Prishtinë: Gjyshja raporton në polici se nipi po keqtrajtohet nga babai i tij

17 minuta më parë

Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuari mashkull-kosovar në Prishtinë, meqë i njëjti dyshohet për veprën penale...

Osman Azemi ‘përplaset’ me kamarierin pasi ia dërgoi ujin në shishe

25 minuta më parë

Osman Azemi ka nisur ditën me një humor rreth vendimit të qeverisë për shërbim të detyrueshëm të gojës me ujë...

Si të pastroni roletat vertikale në pesë hapa të thjeshtë

40 minuta më parë

Roletat vertikale janë një domosdoshmëri gjatë verës, për të ndihmuar në mbajtjen e brendshme të shtëpisë tuaj të freskët dhe...

Rina Balaj e veshur në bikini thekson linjat e formësuara të trupit

55 minuta më parë

Artistja e njohur, Rina Balaj përveç që iu qëndron afër fansave me projekte të reja muzikore ajo këtë e bën...

Provoni testin e shpejtë, nëse mund ta bëni këtë, duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

1 orë më parë

Shkencëtarët nga Universiteti Yale zbuluan se me ndihmën e vetëm një lëvizjeje të gishtit mund të zbuloni se ka një...

MË TË LEXUARAT

Këto ushqime nuk duhet t’i blini në markete gjatë verës

BMT e pëson keq pas Cllevios, Stresi bën për spital ish anëtarin e TBA-së

Rastet kur nuk duhet të konsumoni kafe për të ruajtur shëndetin

Elvana Gjates i dalin të brendshmet gjatë performances

Horoskopi ditor, e hënë 4 korrik 2022

Dyfishohen kërkesat e kosovarëve për pasaportën shqiptare

Mjeku nga Gjakova që ndërroj jetë ishte fejuar pak muaj më parë

Numri i ri Kosovarja 09-2022

Çfarë duhet të bëjë një grua shtatzënë në darkë në mënyrë që mos të ketë të përziera në mëngjes

Mësuesja dhuron veshkën për të shpëtuar jetën e nxënëses

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist