Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

nga Revista Kosovarja

Ministria e Kulturës e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen në moshë të re të artistit, Shpat Kasapi.

Mbi artikull

Përmes një telegrami ngushëllimi, ministria thotë se vdekja e Shpat Kasapit ka prekur zemrat e të gjithëve, transmeton Klankosova.tv.

“Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë”.

“Në emër të Ministrisë së Kulturës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]