Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për vdekjen e 26 vjeçarit në konviktet e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Një 26 vjeçar nga Gjilani, bëri vetëvrasje, duke kërcyer nga kati i 5-të i konviktit numër 7 në Prishtinë, vend ky që është kthyer në karantinë me vendim të MSH-së.

Mbi artikull

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate zyrtare, ka folur rreth këtij rasti tragjik, ndërsa thonë se organet e hetuesisë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Ky është njoftimi i MSH-së:

Sot më 3 maj, 2020, në ora 17:16 ekipi menaxhues i Karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është njoftuar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës në Qendrën e Studentëve se një person është gjetur në oborrin e Konviktit Nr. VII, me dyshim se ka rënë nga kati V-të.Menjëherë personeli mjekësor i Karantinës së Qendrës së Studentëve ka shkuar në vendngjarje dhe i ka dhënë personit në fjalë ndihmën e parë si dhe e ka njoftuar emergjencën. Në vendin e ngjarjes personi është reanimuar nga ekipi mjekësor i Karantinës deri në arritjen e autoambulancës me ekipin mjekësor, të cilët, gjithashtu, kanë vazhduar me reanimim edhe gjatë transportimit të tij për në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Personi ka vazhduar të reanimohet edhe në Klinikën Emergjente nga ekipet kujdestare, të cilët e kanë vazhduar kujdesin e avancuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet e mjekëve në Klinikën e Emergjencës, personi nuk ka mbijetuar.Organet e hetuesisë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të vdekjes.Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen e thellë për këtë rast tragjik dhe u shpreh familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]