fbpx

Ministrja belge kërkon de-eskalim të situatës në veri e përkushtim në dialog

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se temë diskutimi me homologen e saj nga Belgjika, Hadja Lahbib, ka qenë diaspora kosovare. E kjo e fundit, i ka kërkuar de-eskalim të situatës në veri dhe përkushtim në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për situatën në veri të vendit, ministrja Lahbib ka thënë në një konferencë për medie se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë ende të lartë dhe për këtë është i nevojshmen dialogu.

Ajo tha se deeskalimi i situatës dhe përkushtimi në dialog është mënyra e vetme për paqe afatgjatë në rajon.

“Është një ndër që jam këtu në një qytet më një histori të pastër e ç’moj relacionin pozitive të dyja vendeve tona. Belgjika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të lidhur me një diasporë gjithnjë në rritje nga Kosova, rreth 40 mijë tani janë në Belgjikë, që e pasurojnë kulturën tone dhe ndikojnë në zhvillimin tonë ekonomikë. Shtetet tona janë fuqizuar viteve të fundit. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje që e kam ngritur edhe dje në Beograd. Tensionet janë ende të larta, vetëm me dialog shkojmë tutje. Përgjigja që po e kërkoj është deeskalimi dhe një përkushtim i ri për procesin e normalizimit. Është kjo e vetmja mënyrë për paqe afatgjatë”, tha ajo.

E ministrja Gërvalla ka deklaruar se temë diskutimi ka qenë diaspora e Kosovës në këtë shtet, e cila sipas saj është duke kontribuar në të dyja vendet.

“E kam falënderuar shumë ministren për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës për shtetndërtimin e saj. Jemi sot këtu për të bërë një hap edhe më tëj për thellimin e marrëdhënieve tona. Ministren e njoftova për zhvillimin që ka bërë Kosova për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik. Biseduam gjatë rreth sfidave të sigurisë, të cilat vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë. Biseduam për diasporën që kemi në Belgjikë, është një diasporë shumë mirë e integruar që kontribuon në të dyja vendet”, tha ajo.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]