fbpx

Ministrja Dumoshi i bën suprizë në zyrën e saj , Halil Matoshit

nga Revista Kosovarja

Gazetari, publlicisti dhe aktualisht zëvëndësministri i Rinisë, Kulturës e Sportit, Halil Matoshi ka festuar ditëlindjen e 59-të.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi i ka bërë surprizë në zyren e saj zëvëndësministrit Matoshi.

Me ëmbëlsira dhe pije freskuese, stafi i ministres dhe kabineti i Matoshit kanë ndarë ca momente festive.

“Një befasi e këndshme me një urim të ngrohtë për ditëlindjen time nga Ministresha Vlora Dumoshi dhe kabineti i saj, sëbashku me stafin tim, Ora Bajrami Polloshka e Veli Raqi, si dhe zëvendësministrat Engelbert Zefaj e Arber Grabovci me bashkëpunëtorë.
Falemnderit të gjithëve për kujdesin” shkruan Matoshi në Facebook për befasinë e bërë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]