Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministrja Haxhiu: Çka u bë tash? Pse kjo mungesë absolute e transparencës

nga Revista Kosovarja

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike.

Mbi artikull

Ajo ka shkruar në facebook se pse presidenti e lideri i LDK-së, po heshtin për punën e qeverisë.“Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, Kryetarit të LDK, Isa Mustafa.Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona.

Moneytizer Paragrafi 4

Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?Meqë Presidenti është kaq i sigurtë për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së.Padyshim që ata janë të vetëdijshëm për arbitraritetin e tyre dhe se kjo është shkelje e Kushtetutës me paramendim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]