Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministrja Kusari – Lila nënshkruan një vendim të rëndësishëm

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila ka njoftuar se sot ka nënshkruar kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Mbi artikull

Sipas saj, pas miratimit të tij në Kuvend, hapet rruga për krijimin e Fondit për Inovacion.

“Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që burojnë nga Plani i Rritjes me BE-në. Në ditët në vijim do të organizohet një forum diskutimi me aktorë kyç, për të adresuar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me Projektligjin”, ka shkrua ajo, raporon IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Sot nënshkrova kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Pas miratimit të tij në Kuvendin e Republikës, hapet rruga për krijimin e Fondit për Inovacion.

Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që burojnë nga Plani i Rritjes me BE-në. Në ditët në vijim do të organizohet një forum diskutimi me aktorë kyç, për të adresuar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me Projektligjin.

Me politika që kanë në fokus ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese, si dhe zhvillimin e inovacionit dhe kreativitetit, do të ofrohet më shumë mbështetje për inovacionin, ndërmarrësinë dhe ekonominë kreative.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]