Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

MINT-i ndalon përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës

nga Revista Kosovarja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndalur përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës, duke i hapur rrugë rikthimit të çmimeve të tregut në pikat e shitjes në Kosovë.

Mbi artikull

Vendimi vjen pas një periudhe të zgjatur të rregullimit të çmimeve pas luftës së Lindjes së Mesme, përmes së cilës MINT-i kishte përcaktuar çmimet maksimale për derivatet e naftës në vend.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë se baza ligjore parashikon që çmimi maksimal të përcaktohet për një periudhë deri në 90 ditë, ndërsa ministria e kishte zgjatur këtë periudhë deri në 150 ditë.

Sipas saj, gjatë periudhës së rregullimit të çmimeve, operatorët ekonomikë nuk kanë realizuar domosdoshmërisht fitime të larta, pasi në periudha të caktuara kanë operuar me marzha minimale, madje edhe pa fitim.

Moneytizer Paragrafi 4

Me përfundimin e kësaj mase, çmimi i derivateve do të përcaktohet tashmë nga vetë tregu. Kompanitë do të kenë mundësi t’i përshtatin çmimet në bazë të kostos së importit, sasisë së derivateve të importuara dhe marzhës që përcaktojnë për shitje.

Sipas ministres në detyrë, çmimet do të jenë rezultat i kushteve të tregut, ndërsa roli i ministrisë do të jetë monitorimi i lëvizjeve të tyre.

“Udhëzimi administrativ e përcakton që çmimi mund të përcaktohet deri në 90 ditë, ne kemi vazhduar deri në 150 ditë. Këtu dua t’i falënderoj edhe përfaqësuesit e operatorëve, për shkak se ka pasur në njëfarë forme një mirëkuptim, se gjatë gjithë kësaj periudhe, përkundër se mund të mendohet se operatorët ekonomikë apo naftarët kanë pasur fitime, ata kanë operuar me marzhë minimale ose pa fitim fare në një periudhë të caktuar kohore kur maskohej. Ne tashmë, sipas bazës ligjore, prej ditës së sotme, e kemi ndalur përcaktimin e çmimit maksimal. Në ditët në vijim do të bëjmë një monitorim të afërt të çmimit. I kemi njoftuar, kemi pasur takim edhe me shoqatën e naftarëve, përfaqësuesit e importuesve më të mëdhenj. Është çmimi i tregut, po, është çmimi i tregut sipas sasisë së importuar dhe marzhës që ata e përcaktojnë. Por, kjo është nën monitorim të afërt, ne jemi dashur ta kemi këtë hapësirë kohore, në të cilën e bëjmë një pauzë nga përcaktimi”, deklaron ajo për KosovaPress.