Muaji i Miqësisë është një kohë e shkëlqyer për të festuar dhe vlerësuar miqësitë në jetën tonë. Muaji shtator, në shumë vende të botës njihet edhe si ‘Muaj i Miqësisë’, për të nderuar miqtë besnik. Ky muaj është një mundësi për të vlerësuar dhe forcuar marrëdhëniet e mira ndërmjet njerëzve, për të nënvizuar rëndësinë e miqësisë në jetën tonë dhe për të nderuar ato lidhje që na ndihmojnë të rritemi dhe të zhvillohemi si individë.
Miqësia është një komponent kyç në mirëqenien tonë emocionale dhe sociale, e cila na ofron mbështetje, ndihmë dhe shpeshherë edhe gëzim dhe kënaqësi. Festimi i ‘Muajit të Miqësisë’, ndihmon në promovimin e këtyre vlerave dhe përkujton rëndësinë e ndihmës dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.
Radio KFOR-i ju sjellë disa ide se si të festojmë gjatë këtij muaji:
Merrni pak kohë për t’u shkruar letra ose shënime të përzemërta miqve tuaj, duke i bërë të ditur se sa rëndësi kanë për ju.
Organizoni një takim, pavarësisht nëse është një darkë rastësie, një natë argëtuese me aktivitete të ndryshme ose një piknik në natyrë.
Krijoni një libër shënimesh ose një album fotografik, të mbushur me kujtime dhe fotografi që portretizojnë momente të bukura, të krijuara bashkë.
Bëni ndonjë dhuratë simbolike, dhurata të vogla dhe të personalizuara, që mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të treguar vlerësimin ndaj miqve tuaj.
Festimi i Muajit të Miqësisë mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për të forcuar miqësitë ekzistuese dhe ndoshta edhe për të rindezur miqësi të vjetra.