Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Miratohet vaksina e dytë kundër Covid-19

nga Revista Kosovarja

Vaksina kundër Coronavirusit AstraZeneca e krijuar nga shkencëtarët e Univeristetit të Oksfordit është miratuar për përdorim në Britani të Madhe.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca – të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë njerëzve.

Miratimi nga rregullatorët mjekësorë nënkupton se vaksina është edhe e sigurt, edhe efektive.

Mbi 600 mijë njerëz janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech që nga 8 dhjetori.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë vaksina AstraZeneca do të çojë në rritje të konsiderueshme të vaksinimit pasi është e lirë dhe prodhohet lehtë në masë. Ajo mund të ruhet në frigorifer standard, ndryshe nga Pfizer-BioNTech që ka nevojë për ruajtje në temperaturë ultra të ftohtë, minus 70 gradë Celsius.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]