fbpx

Mirë se erdhët në stinën e Peshores! Ç’do të thotë kjo për shenjat e tjera?

nga Revista Kosovarja

Rreth orës 21.20 të datës 22 shtator Dielli do të përmbushë kalimin e tij mujor duke i hapur udhë ardhjes së stinës së vjeshtës dhe Peshores. Duhet të pranojmë që Dielli nuk është aspak i lumtur për këtë ndryshim: ai humb energji dhe fuqitë i bien, pasi nuk do të jetë më aq i ngrohtë e intensiv në Peshore, pra vjeshta nuk i pëlqen shumë.

Në Peshore Diellin do ta presin Marsi dhe Mërkuri, njëri në largim e tjetri retrogradë. Përveç Peshores, nga ky ndryshim do të përfitojnë edhe Ujori, Binjakët, Peshqit, Luani e Shigjetari.

Të vështirë me energjitë do ta kenë Dashi, Gaforrja e bricjapi, shenja që do tu duhet të gjejnë patjetër entuziazëm dhe energji më të madhe në lidhje me diçka. Demi dhe Virgjëresha i ulin tonet e tyre vitale, Akrepi zhduket pak nga qarkullimi për shkak të ca problemeve dhe impenjimeve me punën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]