fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mirlinda Nuhiji, zonja e lindur për biznes

nga Revista Kosovarja
1 vit më parë
në Intervista, T-1
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Mirlinda Nuhiji është profesionistja numër një në Zvicër, në fushën e mbjelljes së qerpikëve. Ajo është kampione e shpallur e këtij profesioni, të cilin e punon me shumë pasion e dashuri.

 E certifikuar dhe dëshmuar denjësisht, Linda me cilësi superiore ia ka dalë që punën e saj ta bëjë të njohur gjerësisht.
“Linda Lashes” në Zvicër është adresa kryesore për femrat që duan të kenë qerpikë voluminoz dhe me pamje perfekt.

Përtej sukseseve në profesion, Mirlinda është një zonjë që shkëlqen: e pashme, e përkushtuar ndaj familjes dhe grua e lindur për biznes.

 Si duhet ta njohim ne dhe publiku më mirë Mirlinda Nuhijin?
– Jam 29 vjeçe,  nga Tetova, por e martuar në Gjilan. Jam nënë e tri vajzave dhe bashkë me familje jetoj në Zvicër. Ndihem e plotësuar në aspektin profesional dhe atë privat.

Cilat ishin ëndrrat tua dikur?
– Si të gjitha femrat e tjera, ëndrra ime ishte të isha e pavarur. Kisha edhe shumë ëndrra të tjera, por rruga deri te realizimi dukej e gjatë. Kur mblodha vetëbesimin, arrita t’i realizoj të gjitha ambiciet dhe ëndrrat e mija të dikurshme.

A ke menduar se një ditë do të jesh kjo që je sot?
– Nëse flasë drejt, pranoj që nuk kam menduar as ëndërruar se do jem kjo që jam sot…

Njihesh si femër e fortë në profesion dhe biznes. Si ia dole të jesh Mirlinda që je sot?
– Falë faktit që kam qenë gjithmonë vetja, jam përkushtuar shumë në synimet e mija dhe në ngritjen time profesionale. Nuk i kam ndjekur rregullat e profesionit, kam pasur stilin tim unik në profesion dhe marketing. Jam përpjekur shumë që të jem korrekte dhe të kem komunikim sa më të mirë.

Ku je shkolluar ose trajnuar për punën që bën?
– Në fillim jam trajnuar në Zvicër dhe, pasi i kam kaluar të gjitha nivelet, kam nisur me trajnime profesionale në Moskë.

Ju jeni profesionistja më e njohur për qerpikë në Zvicër, madje jeni edhe kampione. Si u bëre e tillë?
– Çdo gjë arrihet me punë dhe përkushtim. Jam angazhuar në profesion me tërë qenien dhe e kam lënë punën të flasë në emrin tim.

Dhe, jam kualifikuar si kampione e Zvicrës për vitin 2020.

Me çfarë teknikash punoni dhe cili është shërbimi më i veçantë që ofroni?
– Punoj me teknikën “Russian Volume”, që është mahnitëse dhe shërbimi më i veçantë te unë – qerpiku me ngjyra, por edhe gjatësia maksimale. Gjithashtu, mbaj edhe master class dhe deri më tani gjithçka shkon shkëlqyeshëm.

Kush është klientela juaj dhe a ka edhe femra të njohura e të suksesshme?
– Janë femra të ndryshme që duan të duken bukur: gra të zakonshme, por edhe të suksesshme e të famshme. Klientja më e njohur e shou-bizit është Era Istrefi, por edhe të tjera.

Bashkëpunoj me hotele luksoze të Zvicrës dhe kujdesem për pamjen e klienteles VIP që ata kanë, por me marrëveshje emrat dhe detajet mbetën sekret.

Cila është kërkesa më e shpeshtë e femrave që vijnë në sallonin tuaj për qerpikë?
– Femrat duan që qerpikët e tyre të duken sa më bukur, sa më natyral, të shëndetshëm dhe voluminoz. Dhe, ne këtë gjë dimë ta bëjmë shumë mirë. Kërkesa më e madhe është për teknikën “Russian Volume”, që në “Linda Lashes” ofrohet në mënyrë ekskluzive.

A i keni produktet tuaja të personalizuara?
– Po, kam produkte të personalizuara. Në fakt, të gjitha produktet, me të cilat punoj, janë të mijat dhe ato janë të një kualiteti e cilësie superiore.

A i shisni produktet tuaja?
– Po. Sallonet më të njohura blejnë dhe punojnë me produktet e mia, “Linda Lashes”, të cilat mund të porositen në www.linda-lashes.ch/shop

A keni plane që të jeni edhe në Kosovë?
– Aktualisht jo. Sepse, pandemia e ka ngadalësuar zhvillimin e çdo biznesi. Andaj, është vështirë të menaxhohen dy sallone, në dy vende të ndryshme, në këtë kohë pandemie. Por, edhe për mua vlen thënia: Kurrë mos thuaj kurrë!

Ku e gjeni forcën për të punuar dhe për të qenë kjo që je?
– Forcën e kam nga i madhi Zot, i cili më mundëson të punoj me pasion e pa u ndalur.

Personi që u motivon?
– Pa dyshim, motivin e gjej te familja dhe fëmijët e mi.

Të jesh nënë, profesioniste dhe grua në biznes, sa sfiduese është?
– Është mjaft sfiduese, por duhet të dish të mbash balancën. Unë punën e bëj me zemër e dëshirë, andaj kjo e lehtëson, edhe pse ta kesh një biznes të suksesshëm, ndërkohë që je nënë e tre fëmijëve dhe duhet t’i përkushtohesh familjes, nganjëherë bëhet mjaft sfiduese.

Dukeni shumë bukur. Sa investoni në vete?
– Po, dukem bukur, sepse dua të jem imazh i mirë. Dua të jem shembull për femrat shqiptare, të cilat, sipas meje, janë më të bukurat në botë. E, secila femër duhet t’i përkushtohet vetes…

Personi ose gjëja pa të cilën nuk e mendoni jetën?
– Jetën nuk mund ta mendoj pa fëmijët dhe familjen time.

Porosia juaj për femrat?
– Mos u ndalni asnjëherë në rrugën e realizimit personal! Nderim Neziri /Kosovarja/


Etiketa: Mirlinda Nuhiji

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Edhe Elvana Gjata e dhënë pas çajit të ‘rusit’

20 orë më parë
Showbiz

A e keni parë Afërdita Demakun në rolin e valltares?

2 ditë më parë
Showbiz

Melinda Ademi së shpejti me befasi

2 ditë më parë
Showbiz

Sa zonjë e rëndë duket nëna e Majlinda Zekës

2 ditë më parë
Showbiz

“Beatrix nuk ka nevojë për askënd”, reagimi i Beniadës pas kritikave se po tallet me raportin e saj me Donaldin

2 ditë më parë
Showbiz

Ky maturant i pashëm është i biri i aktorit të ndjerë Blerim Pecit

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Reagimi epik i Getinjos, pasi Ana Lleshi i dërgoi puthje nga ekrani

Haradinaj ia thotë në sy Palmerit: Me Serbinë, vetëm njohje reciproke

Arabia Saudite e ul volumin e altoparlantëve në xhami, pasi kishte ankesa për zhurmë

TË FUNDIT

Meshkuj, kur do të kishit ditur si të kërkonit seks, do t’jua ofronim shumë shpesh!

7 orë më parë

Është dëshmuar që meshkujt nuk marrin seks për shkak që nuk e kërkojnë. Nuk thuhet kot – mos e fol...

Si të parandaloni kruarjen, tharjen dhe acarimin në zonën rreth vagjinës

7 orë më parë

Meqenëse lëkura është organi më i madh, nuk është çudi që disa gjëra të shkojnë keq. Puçrra, lytha, qime të...

Horoskopi ditor, e diel 3 korrik 2022

7 orë më parë

Dashi Pas një periudhe të gjatë me ngarkesë, lodhje dhe tension më në fund do gjeni zgjidhje. Mos e nënvlerësoni...

Nëse e vini re këtë pas marrëdhënieve intime, duhet të shkoni menjëherë te mjeku

8 orë më parë

Një nga efektet anësore të rralla të seksit, janë të përzierat. Sipas Dr Leila Frodsham, konsulente obstetër dhe gjinekologe, megjithëse...

Adele përlotet në rikthimin e saj të parë në koncert pas pesë vitesh

8 orë më parë

Adele u përlot teksa ecte në skenë në “Hyde Park” për koncertin e saj të parë pas pesë vitesh. Ylli...

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdojnë pushimet në Mallorca

8 orë më parë

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez vazhduan të shijojnë pushimet e tyre familjare të Mallorca të shtunën...

MË TË LEXUARAT

Kim Kardashian nxit imagjinatën me foto joshëse në bikini e shtrirë në pellg me ujë

Mot i nxehtë, pasdite shi e vetëtima

Ju pëlqen ky grim i Yllkës?

U pyet për statuset e Hekuran Muratit – Ky është reagimi i Kurtit

Robert Berisha, ky burrë metroseksual

7 Ushqimet që nuk duhet t’i blini në markete gjatë verës

Zbulohet prezantuesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”

A mund ta rikthejë rritja e rasteve karantinën e orën policore? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Sa zonjë e rëndë duket nëna e Majlinda Zekës

Katër shenjat më me fat gjatë muajit korrik

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist