Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.
Së fundmi ka qenë Vesa ajo që ka ngjallur reagime të shumta me një postim në Instagram. Ajo ka publikuar dy çanta dore të markave luksoze njëra nga ‘Chanel’ dhe tjetra nga ‘Gucci’ të cilat i ka shoqëruar me një emoji që shpreh emocion të madh, shkruan “Kosovarja”.
Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se dhuratat janë bërë nga partneri i saj Daku, i cili duket se nuk kursehet kur bëhet fjalë për Vesën.

Çifti vazhdon të tërheqë vëmendje jo vetëm për historinë e tyre të dashurisë, por edhe për stilin jetësor luksoz që ndajnë me ndjekësit.
