Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mirlindi publikon për herë të parë portretin e vajzës Miresa

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Mirlind Daku, ka gjetur momentin e duhur për të ndarë me ndjekësit një imazh mjaft të veçantë.

Mbi artikull

Për herë të parë, ai ka publikuar portretin e plotë dhe të ëmbël të vajzës së tij të vogël, Miresa.

Siç shihet në foton e shpërndarë në profilin e tij, sulmuesi ka pozuar pranë të voglës së tij, e cila duket mjaft e ëmbël me një peshqir mbi kokë. Ky postim ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta të ngrohta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Mirlindi dhe Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas. Që nga ai moment, çifti janë treguar disi të rezervuar duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të re e të bukur të jetës së tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Këtë kohë, familja e re ka shfrytëzuar ditët e ngrohta për të kaluar çaste të bukura së bashku, pasi dyshja sapo kanë përfunduar pushimet e tyre. Pikërisht nga ato ditë relaksi, Mirlindi vendosi të ndajë kujtimet më të ëmbla dhe të prezantojë publikisht për herë të parë imazhin e bukur të vajzës që i ka ndryshuar jetën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]