Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mirsa Kërqeli bëhet nënë sërish

nga Revista Kosovarja

Mirsa Kërqeli, zëri i ëmbël që një kohë magjepsi me hitin e saj “Djaloshi im”, ka dhënë lajmin e lumtur përmes rrjeteve sociale se ka zgjeruar familjen e saj me ardhjen e një djali të vogël, të cilin e ka emëruar Ari.

Në një postim në Instagram, këngëtarja ndau një fotografi të përzemërt ku shkroi: “Me 08.12.2023 prehërit tim ju shtua edhe një yll, zemrës sime edhe një jetë, fëmijëve të mi ju lindi një vëlla, familja jonë u bë e madhe… Mami dhe babi do të jenë gjithmonë për ty dhe me ty i vogli jonë. Rrofsh sa malet Ari”.

Fjalët e saj mbartin ngrohtësi dhe dashuri të thellë për anëtarin më të ri të familjes.

Mirsa, e cila është me origjinë nga Gjilani, ka marrë vendimin të tërhiqet pak nga skena muzikore për të ndërtuar një jetë të re larg vëmendjes së publikut në Kanada.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo ka qenë e përqëndruar në jetën familjare dhe tani gëzon lumturinë e të qenit nënë për të tretën herë.

Edhe pse ajo nuk është më shumë aktive në muzikë, Mirsa vazhdon të jetë e dashur për fansat që ndoqën karrierën e saj dhe mbeten entuziastë për të ndarë gëzimet e saj personale nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]