Mirsa Kërqeli falë talentit të saj dhe zërit të veçantë qe posedon ende vazhdon të mbetet në mendjen e secilit duke kujtuar hitet e mëdha që i ka sjell për vite me radhë.
Përveç zërit të ëmbël ajo ka një bukuri dhe energji pozitive që e transmeton tek të gjithë, duke lenë nam të madh në estradën muzikore, shkruan Kosovarja.
Edhe pse u distancua nga muzika për disa vite, ajo asnjëherë nuk i la anash fansat të cilët e përcjellin atë dhe postimet e saj të shumta në rrjete sociale duke prezantuar familjen e saj para publikut shqiptar.
Së fundmi ajo ndau një moment të bukur nga martesa e saj para 8 vitesh e cila po duket krejt ndryshe si për nga veshja e vellos po ashtu edhe paraqitja e saj.
Duke e kapur për dore bashkëshortin, Mirsa duket se po e prek qiellin e shtatë nga lumturia./Kosovarja/