Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mishetiq i ashpër me Prokurorinë: Fshehin provat deri në dosjen përfundimtare

nga Revista Kosovarja

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar se ka mbajtur të fshehura provat deri në dorëzimin e dosjes përfundimtare, duke theksuar se ZPS e dinte që mbrojtja do t’i kontestonte ato.

Mbi artikull

Ai gjithashtu theksoi se ZPS po ndryshon mënyrën e paraqitjes së provave në kundërpërgjigjet e saj.

Për më tepër, Mishetiq përmendi dëshminë e Bislim Zyrapit, duke e quajtur atë jo të besueshëm.

“Të mërkurën i kërkuam ZPS-së të na shpjegonte se si arriti në këtë përfundim, kur Zyrapi ishte i pranishëm [në takimet e UÇK-së] dhe Zyrapi nuk ishte anëtar i NPK-së. Ne nuk dëgjuam asnjë përgjigje, dhe arsyeja për këtë është se Prokuroria nuk ka asnjë përgjigje. Për ne kjo nuk ka kuptim”, tha Mishetiq.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, avokati shtoi se ZPS duhet t’i informojë mbrojtjen për të gjitha provat që i posedojnë ndaj të akuzuarve.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]