Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Misioni Artemis II përfundon me sukses, Trump: Hapi tjetër në Mars

nga Revista Kosovarja

Katër astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses në Tokë pas një udhëtimi dhjetëditor rreth Hënës, duke u ulur në Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë.

Mbi artikull

Ekuipazhi përbëhej nga astronautët amerikanë Reed Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen.

Anija kozmike “Orion” hyri në atmosferë me shpejtësi mbi 38,000 km/h dhe përballoi temperatura ekstreme, përpara se të ulej në mënyrë të sigurt me ndihmën e parashutave, në një procedurë të ngjashme me misionet e programit “Apollo”.

Pas suksesit të misionit, presidenti amerikan e cilësoi udhëtimin “spektakolar” dhe përgëzoi ekuipazhin, duke theksuar se hapi i radhës për eksplorimin hapësinor duhet të jetë Marsi.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara synojnë të vazhdojnë misionet drejt hapësirës së thellë dhe planetit të kuq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]