Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Miss Kosova, Ermonda Gashi i bashkohet labelit “OnRecords”

nga Revista Kosovarja

Ermonda Gashi është emri më i ri që pritet të nisë karrierën e saj muzikore në kuadër të labelit “On Records” që është nën menaxhimin e Met Elshanit.

Mbi artikull

Ajo që kishte përfaqësuar shtetin e Kosovës në vitin 2018-të në “Miss Europe Continetal” pritet të fillojë me lansimin e projekteve të reja këtë vit.

Kështu të paktën ka pohuar menaxheri i saj, Met Elshani i cili në një pronocim për gazeta Objektiv, ka treguar që marrëveshje me Ermondën kanë arritur në fillim të këtij viti.

“Monda është artiste e re, të cilën e kemi marrë në janar. Pritet që këtë vit t’i lansojmë projektet e para me të,” – ka thënë ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo prurje, shënon personin e katërt nga ky label, që do të tentojë t’i futet tregut muzikorë brenda këtij viti.

Meqë kah fundi i tetorit, ka qenë këngëtarja Rina Balaj ajo e cila ka bërë të ditur largimin nga “OnRecords”, ky label kishte mbetur pa ndonjë artist me emër.

Ndonëse pati zëra që nga ai moment “OnRecords” kishin marrë fund, nuk vonoi pak muaj, dhe këta goditën me një treshe. Pitt, Eanda dhe Benita tentuan të bëjnë “Tsunami” në estradë, ndonëse duke marrë parasysh largimet e shumta, “Tsunami” gjendej brenda studiove të tyre.

600-mijë shikime sa kanë marrë deri më tash, nuk mund të konsiderohen sukses nëse krahasohen me shikimet që kishin marrë artistët paraprak.

Kanali “ZzapnChriss Onrecords” shënon 1-miliard shikime me totalin e videove, çka janë meritë e të gjithë atyre që hynë e dolën nga ky label duke lënë nga mbrapa hite që dëgjohen edhe sot.

E tash, është Eanda ajo e cila ka marrë vlerësime të shumta pozitive nga komentuesit, çka e bënë atë një vajzë me potencial të fortë për të krijuar një karrierë të bujshme muzikore brenda këtij labeli.

Në të njëjtën rrugë, do të tentohet të fusin edhe Mondën. Menaxheri, Elshani ka treguar që bukuroshja nga Drenasi do të këndojë në po të njëjtin stil muzikorë, pra në POP dhe R&B.

Vet deklarata e Elshanit kur thotë: “Pres t’i lansojmë projektet e para me të” tregon që nuk është vetëm një projekt në të cilin po punohet me Ermondën, por janë disa të tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]