fbpx

Misse Beqiri kujton me dhimbje vëllain e saj të ndjerë

nga Revista Kosovarja

Modelja shqiptare e përkujtoi vëllain e ndjerë, Flamurin.

Missé Beqiri ndau një shkrim prekës për vëllain e saj të ndjerë Flamur ‘Alex’ Beqiri në prag të Krishtlindjes, ndërsa shënoi një vit nga vrasja e tij tragjike, shkruan Daily Mail.

Ylli i Real Houseëives of Cheshire, 34 vjeçe, përmes Instagramit ndau disa fotografi të saj dhe Flamurit,teksa shkroi edhe një mesazh prekës për vëllanë e saj.

Ajo emocionalisht zbuloi se gjithmonë e mban Flamurin, 36 vjeç, në zemrën e saj dhe se ‘asgjë nuk është më e njëjtë’ që nga vdekja e tij një vit më parë.

Missé vazhdoi të shtojë se ajo kurrë nuk do ta harrojë ‘buzëqeshjen’ e vëllait të saj të ndjerë dhe tha se zemra e saj ishte e thyer sepse nuk mund ta kuptojë pse.

Ajo në postimin prekës gjithashtu shkroi se kurrë nuk pati një shans për të thënë të dua’ dhe ‘kurrë nuk pati një shans për të thënë se do të t’i mungonte.

Misse shkroi: “Unë kurrë nuk pata një shans të them se të dua, kurrë nuk pata një shans të them do të më mungosh. Unë të kam në zemrën time pa marrë parasysh se sa larg je, deri në qiell do të doja të fluturoja. Do ta kujtoj çdo ditë me ty. Ti na ke lënë një vit më parë dhe asgjë nuk është ndjerë e njëjtë. E di që ti i ndien lotët e mi dhe nuk dëshiron që të qajmë akoma zemra ime është thyer sepse nuk mund ta kuptoj pse. Deri në takimin tonë të ardhshëm vëllai im, nuk do të harroj kurrë ty dhe buzëqeshjen tënde. E di që je me mua dhe gjithçka që bëj është për ty, më the që të mos dorëzohem kurrë. Une jam ti”.

Missé përfundoi postimin e gjatë përkujtues për Flamurin duke shkruar thjesht: “Shpirta binjakë përjetësishit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]