Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mitrovicë: Burri rrah gruan dhe djeg shtratin e gjumit

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Mitrovicë.

Mbi artikull

Siç njofton Policia, viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili më pas i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes.

“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes”, u shpreh ajo.

Policia shton tutje se zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]