Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mjekra tek meshkujt parandalon këto sëmundje

nga Revista Kosovarja

Mjekra ka veti terapeutike, zbulon një studim shkencor i kohëve të fundit.

Mbi artikull

Studiuesit dermatologë nga Universiteti i Queensland, në Australi, kanë zbuluar se njerëzit që mbajnë mjekër dhe mustaqe janë më pak të ekspozuar ndaj rrezeve UV. Duke përdorur një dozimetër që mat rrezatimin, ata kanë vënë re se mjekra e tyre ndërpriste rreth 90-95% të rrezeve UV.

Rrezet UV godasin drejt. Por, kur përballen me mjekrën, rrezet përthyhen dhe nuk e arrijnë lëkurën. Për pasojë mjekra mbron lëkurën nga kanceri.

Përveç kësaj, ata janë të mbrojtur nga astma e shkaktuar nga alergenet. Në fakt, mjekra është një pengesë për polenin, burimi i këtyre alergjive.

Moneytizer Paragrafi 4

Dermatologët australianë kanë vënë re gjithashtu se mjekra, e cila është pengesë ndaj sulmeve të jashtme, mundëson që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe kështu kufizon plakjen e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]