Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit i bashkohet PDK-së!

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Adriatik Berisha i është bashkuar partisë që ai udhëheq.

Berisha, është mjeku i cili i qëndroi afër ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij tek babai, sa e kishte të shtrirë në spital.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”,ka njoftuar Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]