Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Modelja e famshme në pritje të fëmijës së parë

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur, Karlie Kloss, pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë, shkruajnë mediat e huaja.

Mbi artikull

Ishte vetë ajo që e bëri të ditur këtë lajm të gëzueshëm pasi modelja, 28 vjeçare, ka ndarë një video në rrjetet sociale përmes së cilës tregon barkun e rrumbullakosur.

“Mirëmëngjes, hello bebe”, u shpreh ajo e buzëqeshur para kamerës.

Theksojmë se bukuroshja u shfaq tërësisht natyrale teksa ndau lajmin e bukur me 8.9 milionë ndjekësit që mban në Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

Çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës këtë muaj, pasi u martuan në tetor të vitit 2018.

Karlie dhe Joshua kishin një ceremoni të veçantë në New York, ku modelja rrëmbeu gjithë vëmendjen me një fustan të markës ‘Dior, ndërsa prej vitesh kanë filluar romancën e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]