Lara Stone ka konfirmuar lindjen e fëmijës së saj të dytë dhe ka pranuar se e mirëpriti foshnjën javën e kaluar përpara se të kalonte kohë në kujdesin intensiv.
Supermodelja, tashmë nënë e djalit 10-vjeçar Alfred me ish-bashkëshortin David Walliams, fillimisht zbuloi shtatzëninë në maj.
Lara, 39 vjeçare, ka shpërndarë një foto të të porsalindurit, të cilin e ka quajtur Bob, pasi mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e dytë, David Grievson disa ditë më parë.
Duke postuar në Instagram mbrëmjen e së mërkurës, ajo shkroi: “Bob lindi javën e kaluar dhe kaloi disa ditë në kujdesin intensiv. Jemi shumë të lumtur që e kemi në shtëpi me ne tani dhe të gjithë e duam shumë”.