Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë, publikon fotografi duke e ushqyer foshnjën me gji

nga Revista Kosovarja

Emily Ratajkowski ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.

Mbi artikull

Modelja e famshme e ka bërë të ditur lajmin sot (e enjte) duke njoftuar se fëmija ka lindur para tri ditësh.

29-vjeçarja e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet duke i dhënë gji fëmijës së saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

“Sylvester Apollo Bear na është bashkuar neve tokësorëve. Sly erdhi në jetë më 8 mars 2021 në mëngjesin – më të mbinatyrshëm, të bukur dhe të mbushur me dashuri – të jetës sime”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Emily ka thënë në të kaluarën se nuk do ta tregojë gjininë e fëmijës, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj duan ta rritin fëmijën në një ambient neutral sa i përket gjinisë.