Modelja e ka publikuar imazhin e ëmbël
Modelja e famshme amerikane, Ashley Graham, së fundmi është bërë nënë e një djali, shkruan lajmi.net.
Ajo në çdo moment i ka mbajtur pranë fansat ndërsa me ta ka ndarë edhe video duke e ushqyer me gji fëmijën.
Së fundmi Ashley ka vepruar njësoj pasi vendosi që me ta ta ndajë një foto në të cilën shihet pranë djalit në publik dhe po e ushqen me gji.
Ashley dhe partnerit të saj ardhja në jetë e fëmijës ua ka ndryshuar jetën për të mirë dhe kjo vihet re në imazhet që ata i postojnë.
Çifti duken shumë të lumtur dhe këtë lumturi po e shfaqin edhe tek të tjerët.