Modelja e njohur Klarisa Pengu ishte njëra nga të ftuarat speciale në puntatën e fundit në Top Arena-n ku u gjend përballë Antonelës për t’iu përgjigjur pyetjeve pikante.
Derisa u pyet se kush është një modele shqiptare që sipas saj është e mbivlerësuar, Klarisa pa hezitim e tha emrin e Oriola Marashit, shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa, e bukura Antonela nuk u ndal me kaq por vzhdoi duke kërkuar më shumë hollësi e cila u përgjigj kështu.
“Nuk i ka ato përmasat e duhura që karakterizojnë një modele”, ajo përmendi edhe emrin e Klarisa Cenës, si vajza që nuk e ka merituar finalen e “She’s on top”.