Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Modelja e njohur humbet fëmijën gjatë shtatzënësisë

nga Revista Kosovarja

Chrissy Teigeni dhe John Legendi, kanë humbur fëmijën e tyre pas komplikimeve të shtatzënësisë, njoftn çifti në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Ne jemi të tronditur dhe po përjetojmë një dhimbje të thellë, llojin e dhimbjes, që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë”, ka njoftuar çifti.

Moneytizer Paragrafi 4

Teigen, një modele dhe personalitet televiziv, u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai të dielën pasi zbuloi se ajo kishte qenë në shtrat dhe kishte gjakderdhje.

“Ne kurrë nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, me gjithë intervenimet për të ndaluar gjakëderdhjen. Thjesht nuk mund të bënim më shumë”, ka shkruar modelja.

Çifti prindër të dy fëmijëve, ishte në pritje të një djali tjetër.

“Ne e kishim në plan ta quanim Jack. Ai do të jetë gjithmonë Jack për ne, ai luftoi aq shumë për të qenë pjesë e familjes sonë të vogël dhe ai do të jetë, përgjithmonë”.

Çifti ka dy fëmijë, Luna dhe Miles, të cilët kanë thënë se të dytë u ngjizën përmes fekondimit “in vitro” (IVF). Por kjo shtatzënësi ndodhi natyrshëm, diçka që Teigeni tha se nuk mendonte se ishte e mundur për të.

Megjithëse ishte e hapur në lidhje me luftën e saj për të mbetur shtatzënë, Teigen kohët e fundit tha se shtatzënitë IVF ndiheshin “të paprekshme dhe të sigurta” .

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]