Modelja e njohur amerikane për veshje të grave me madhësi plus, është ndër më të komentuarat në botën e showbizit.
Dihet tashmë se Ashley përdorë llogarinë e Instagramit për të ndarë fotografi apo video të ndryshme, për të vetëdijësuar femrat e moshave të ndryshme se ato duhet ta duan veten ashtu si janë.
Dihet se Ashleyt nuk i vjen aspak turp ti shfaq format e saj të njohura, ajo përkundrazi është krenare dhe do të dëshironte që çdo femër të ishte më e sigurt në lëkurën e vet.
“Kjo është vërtet ajo që dua të ndaj nga mesazhi im, dashuria për veten dhe jo krahasimi i vetvetes me të tjerët sepse nuk ka gjëra të tilla si përsosmëri, sepse përsosmëria nuk ekziston” thotë ajo.