Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Modelja Sara Gjoka: Robert Berisha më ka ngacmuar në Instagram

nga Revista Kosovarja

Modelja dhe influencerja, Sara Gjoka, ka qenë së fundmi e ftuar në studion e “Top Albania Radio”, ku gjatë intervistës me prezantuesin Ronaldo Sharka ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Mbi artikull

Sharka i kërkoi modeles të përmendte një personazh të famshëm që i ka shkruar në Instagram, por që ajo e ka refuzuar.

“Na thuaj emrin e një personazhi të famshëm i cili ka lënë nam duke të të shkruar në Instagram dhe ti e ke refuzuar”, e pyeti Ronaldo.

Sara u tregua e drejtpërdrejtë në përgjigjen e saj, duke përmendur emrin e këngëtarit Robert Berisha.

Moneytizer Paragrafi 4

“Robert Berisha. Nuk më bezdis, sepse mesazhet që më shkruan ai mund t’i shkruajnë edhe 30 veta, edhe 50 veta. Por meqenëse është emër publik, po e them”.

Deklarata e saj është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë reaguar me komente të ndryshme, duke diskutuar si për natyrën e pyetjes, ashtu edhe për përgjigjen e sinqertë të modeles.

Gjoka është një nga vajzat më aktive në rrjetet sociale, e njohur për fotot provokuese, stilin e guximshëm dhe qëndrimet pa filtra, të cilat shpesh e vendosin në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]