Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moderatori i njohur bëhet baba për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Moderatori i njohur Drin Ejupi ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin më të bukur, ai është bërë baba për herë të dytë.

Drini dhe partnerja e tij kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Nik, shkruan “Kosovarja”.

Në një postim plot emocion, Drini është shprehur:

“Nik – Drita që triumfon mbi vështirësitë.
Erdhi në jetë Nik Ejupi 🤍
Atëherë kur mendon se zemra s’mundet të dojë më shumë,
Zoti të kujton se dashuria nuk ka kufij. 🙏🏻

Moneytizer Paragrafi 4

Me ty, shtëpia jonë mori shkëlqimin dhe ngrohtësinë e një dashurie të re, të pafund.

U rritsh me dritë në shpirt dhe forcë në zemër, u bëfsh guximtar përballë çdo stuhie, i suksesshëm në çdo hap që hedh dhe gjithmonë triumfues – ashtu siç e mban emri yt!

Ne (Gjoni, Arbenita dhe unë) të duam pa masë – katër musketierët që do të jenë gjithmonë bashkë,
në çdo hap, në çdo buzëqeshje, në çdo ëndërr.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]