Marina dhe Luana Vjollca njihen si ndër prezantueset më të mira shqiptare.
Ato kanë arritur të kenë famë të madhe qysh në moshë të re, duke pasur numër të madh ndjekësish në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Në të njëjtën kohë, motrat njihen edhe për ndërhyrje kirurgjike e që këtë mund ta vëreni shumë lehtë, sidomos tek Luana.
Së fundmi moderator Eraldo Rexho është rikthyer në kohë ku ka publikuar një imazh të 5 viteve më parë.
Këtu lehtë mund të vërehet pamjet e tyre të cilat dallojnë krejtësisht nga pamja që kanë sot, por interesante është që Marina e ka ripostuar këtë foto në llogarinë e saj duke e pranuar qartë ndërhyjrjet që i kanë bërë me kalimin e viteve.
Nga kjo vërehet se operacionet plastike janë bërë trend dhe nuk e mohojnë aspak, e shembulli i ndryshimit janë pikërisht motrat Vjollca./Kosovarja/