Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një prej çifteve më të dashur dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja kanë zgjedhur që të kalojnë ditët e ngrohta të verës në shtetin fqinjë, Greqinë, ku dhe po kalojnë momente të paharrueshme së bashku.
Edhe pse me pushime, ato nuk kanë qëndruar larg fansave të tyre, me të cilët kanë ndarë gjithë përjetimet e këtyre ditëve speciale dhe mjaft të veçanta.
Si gjithmonë, Arbana zgodhi të na ëmbëlsojë të gjithëve me një foto mjaft të bukur që ka publikuar në Instagram, plot dashuri në krahët e gjysmës së saj më të mirë, Edit.