Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar se si u përgjigjet akuzave në rrjetet sociale për ndërhyrje estetike. E ftuar në studion e “Ftesë në 5”, Ponari u shpreh se herë pas here e kanë akuzuar dhe për ndërhyrje në gjoks.
Madje njëri e kishte uruar për gjoksin e ri, pasi disa ditë, moderatores i ishte fryrë gjoksi. Në një tjetër rast, Ponari u shpreh se e kishin komentuar dhe për buzët. E pranishme në studio, ishte edhe Iva Tiço, e cila tha se në fillim u jepte shpejgime njerëzve, ndërsa tashmë, u thotë thjesht ‘më marrshin të keqen’.
Pjesë nga biseda
Fjoralba Ponari: Kisha një fryrje të gjoksit, është normale, dhe më thanë e gëzofsh gjoksin e ri. Çfarë përgjigje mund t’u japësh.
Pyetje: Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, ju bëni jetë luksi
Iva Tiço: Në fillim i kam sqaruar, me punën time mbaj shtëpinë time. Nëse mundem ndihmoj njerëzit e mi. Tani i fus një bllok dhe i them më marrsh të keqen
Fjoralba Ponari: Bota funksion në sajë të hierarkisë. Varet nga pozicioni, njerëzit që janë të suksesshëm, nuk janë rastësisht aty. Nëse unë jap kontribut 200 mijë lekë edhe ai që më kritikon i jep 2 mijë lekë po të dojë.
Pyetje: Sa vjen dhe të fryhen buzët, jeni bërë të gjithë njësoj.
Fjoralba Ponari: Kisha një fryrje të gjoksit dhe më thanë e gëzofsh gjoksin e ri. Çfarë përgjigje mund t’u japësh.
Iva Tiço: Nëse ma thonë, do u them që të gjitha do bëhemi njëlloj një ditë.