Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moderatorja shqiptare infektohet me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur Ori Nebiaj është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Isli Islami mëngjesin e kësaj të hëne në emision, gjatë një interviste që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Isli bëri me dije se fatmirësisht Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte. Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid. Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]