Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moderatorja shqiptare tregon për herë të parë: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë bashkëshortit

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, me Ester Bylykun. Gjatë intervistës, ajo rrëfeu shumë të pathëna të jetës profesionale dhe asaj private gjithashtu.

Mbi artikull

Gerta foli për shtatzëninë me djalin e dytë. Ajo tha se si fillim kishte menduar ta hiqte fëmijën, pa i thënë asgjë të shoqit apo familjes. Mirëpo doktoresha e kishte bindur të mos e bënte diçka të tillë.

“Jam menduar shumë për djalin e dytë, sepse nuk kam qenë dakord. Isha shumë e fixuar të kisha vetëm një fëmijë. Im shoq donte. Në momentin që unë e konfirmova shtatzëninë, nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.

Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija i dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën”, u shpreh moderatorja.

Moneytizer Paragrafi 4