Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Momenti kur aktori përlot gazetaren në transmetim live

nga Revista Kosovarja

Aktori James Hong e bëri të qajë gazetaren e MSNBC, Katie Feng, kur i bëri një pyetje për babain e saj të ndjerë gjatë një interviste.

Mbi artikull

Hong, një aktor amerikan 94-vjeçar me origjinë kineze, luajti në filmin ‘hit’ të vitit të kaluar “Të gjithë në të njëjtën kohë”, i cili fitoi deri në shtatë çmime Oscar.

Me atë rast ai ka qenë i ftuar në emisionin “Katie Feng Show” në rrjetin televiziv MSNBC. Në një moment, Feng e pyeti nëse familja e tij ishte krenare, duke vënë në dukje se ajo vetë humbi babanë e saj katër vjet më parë.

Aktori u kundërpërgjigj duke e pyetur nëse babai i saj kishte mundësi ta shihte atë si gazetaren e vetme me origjinë aziatike që kishte një shfaqje televizive me emrin e saj. Menjëherë, pas kësaj pyetje, gazetarja shpërtheu në lot.

Moneytizer Paragrafi 4

“Jo, në të vërtetë kam filluar të qaj që kur më pyete, ai vdiq nga Alzheimer dhe Dementia Lewy Body në Ditën e Babait 2019,” tha Feng.

Hong deklaroi se edhe vajza e tij është aktore: “Ajo e bën mirë punën e saj, ashtu siç ju e bëni punën tuaj shkëlqyeshëm. Jam i sigurt se babai juaj do të krenohej me fëmijët tanë që kanë ecur përpara dhe mbajnë emrin tonë përpara, siç jam unë si baba”.

Feng, duke fshirë lotët nga fytyra e saj me dorë, falënderoi Hong për fjalët e tij të mrekullueshme. “Faleminderit shumë. Më fal që qava, por më preku vërtet”, tha gazetarja

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/