Një video është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet dhe Shakirës nuk ka për t’i pëlqyer aspak.
Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi jashtë një hoteli në Miami gjatë “Javës së Muzikës Latine 2023”, ku përfshihej një fans dhe një nga rojet e sigurisë së Shakirës.
Teksa këngëtarja po dilte nga makina një fanse afrohet për ta përshëndetur dhe bërë foto me të por truproja e saj ka ndërhyrë në mënyrë agresive duke e shtyrë me dhunë.
Fansat thonë se incidenti i rëndë i dhunës mund të ishte shmangur nëse Shakira do të kishte ndërhyrë e do i kishte tërhequr vëmendjen truprojës, por në vend të kësaj ajo thjesht heshti dhe kaloi mes turmës së fansave e pashqetësuar për atë çfarë kishte ndodhur.
Megjithatë, duket se kjo indiferencë e saj i është kthyer ‘boomerang’, pasi fansat e saj janë revoltuar e nuk kanë munguar kritikat.